Brickos

Esat Hasan Qarri (26.5.1977 - 22.4.1999)

Esat Hasan Qarri (26.5.1977 – 22.4.1999)

Esat Hasan Qarri u lind më 26 maj të vitit 1977 në Greiçec të Therandës, ish- Suharekë. Babai Hasan Qarri dhe nëna, Sanije Esati, lindën dhe rriten bijtë: Xhevatin, Osmanin, Esatin, Bedriun, Lumniun, Naserin, dhe bijat: Shehiden dhe Elfeten. Esati ishte fëmija i katërt i familjes por ishte shumë i veçantë edhe si fëmijë që ishte dallohej edhe me shkathtësi e tija qysh në moshën fëmijërore ishte shumë i dashur për familjen shokët e shkollës, pasioni i tij ishte sporti. Ishte po ashtu shumë punëtor dhe e donte punën.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen e ka vazhduar në Therandë, ku si rrjedhojë u detyrua ta ndërpres sepse familja e tij gjithmonë ishte e përndjekur nga pushtuesit serb. Vëllai i Esatit, Xhevati ishte i kyçur në ilegale të vitit 1995. Pas një kohe shumë të shkurtër policia serbe vazhduan disa herë bastisje në lagjen Qarri me pretendimet sipas tyre kërkimin e armeve dhe marrjen në biseda informative në stacionin policor në Suharekë, në vjeshtën e vitit 1996, ku kryesisht kishin të bënin me vëllanë, Xhevatin, por në mungesë të tij arrestohet axha i tij Shabani dhe dy kushërinj të tij.
Esati, po atë ditë kishte dalë nga shtëpia ishte në vëzhgim të policisë serbe. Ata erdhën edhe disa herë në lagje për patrullime se kishin informacione sipas tyre se kishte persona te grupuar dhe të armatosur, po ashtu ngrihej akuza se Xhevati dhe Jetullahu ishin të organizuar. Prita për t’i sulmuar në një moment kur ata të ktheheshin për arrestime në familjet e tyre, ky ishte preteksti i tyre edhe ishte një e vërtetë sepse ishim në përcjelljen e Policisë dhe kishim armë. Esati i dinte këto lëvizje edhe pse ishte i ri në moshë sepse ishin të pranishëm në familjen e tij tek plaku, Hasan Qarri. Familja e Esatit ishte çdo herë në sy të pushtuesve ku edhe në periudhat kohore axha i tij, Shaqir Qarri është marrë peng nga familja dhe është pushkatuar në Masakrën e Tivarit nga çetniket serbo-sllav në mars të vitit 1945.
Ai ishte frymëzuar kombëtarisht sepse bënte pjesë nga familja e Heroit Fazli Greiçecit. Me të vazhduar lufta në të gjithë Kosovën, Esati edhe pse i në moshë, mori pjesë në formimin e pikave të UÇK-së, në Llapushnik. Pas pak ditëve, në një mbrëmje të vonë thërrasin tre veta te shtëpia ku del e përshëndetet me ta. Ata ishin ushtarë të UÇK-së, me njërin biseduam dhe dy të tjerë rrinin pak metra më tutje në errësirë dhe e pyesin se a është shtëpia e Hasanit. Po iu kthen Esati, ejani brenda, jo i thonë, po shko njofto plakun tanë, ndërkohë e pyesin po Xhevatin çka e ke. Ata i thonë se kemi punë me vëllanë e madh. Esati u thotë se ai është në Gjermani. Por nuk hezitova thoshte kur ju pashë uniformen dhe automatikun ju thash se kam fol në telefon në Therandë dhe më tha që do të vi shumë shpejt e tu bashkohem shokëve për luftë. Duke qeshur unë i kërkova që të më sillte një armë të rëndë nga Shqipëria. Mos eja me duart thatë dhe me të vërtet ashtu edhe ndodhi. Vëllai Xhevati u kthye nga Gjermania dhe ma mbajti fjalën ma solli edhe armën. Shpesh e kujtonte këtë ngjarje. Shkova në odë se aty rrinte plaku ynë i thash se po të kërkojnë disa mysafirë. Ai me urdhëroi që t’i sjell brenda në odë. Hynë brenda u shtruam sofrën, dhe pas një kohe u përshëndetën me plakun dhe u tregova rrugën drejtë shtëpisë së Pylltarisë ashtu dhe veprova, kishte rrëfyer Esati.
Më vonë e kuptuam se atë natë në odën tonë kishte qenë, Ismet Jashari “Komandant Kumanova”, ndërsa ata dy tjerët se kush kanë qenë këtë e kam vërtetuar në hapjen e istikameve të para në lagjen Lubocve në Greiqec, afër qafës së Duhles ku edhe vendosej pika e UÇK-së, nga dita e parë. Banorët e fshatit Greiçec ishin aktiv në istikame si në hapjen e tyre duke i vëzhguar dhe duke bërë roje në pikat dhe pozicionet e UÇK-së, që nga hyrja e fshatit Greiçec e deri në Qafë të Duhlës. Pas ofensivës së parë në vjeshtën e vitit 1998 pikërisht me 12 tetor 1998 ishte aktiv i kyçur në radhët e UÇK-së, në Greaçec në Brigadën 60-të “Kumanova” njësia Diversantë Vëzhguese e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Ka marrë pjesë në betejat Qafë të Duhlës, Llanishtë, Topillë, Qadrak, Greiçec e Grykë të Carralevës. Bashkëluftëtaret më të ngushtë ishin: vëllai i Esatit, Xhevati invalid i luftës së UÇK-së, dy herë i plagosur nga ushtria serbe, Kadri Qarri, Bekim Qarri, Shaip Qarri, Arif Perteshi, Avdi Vrella e shumë bashkëluftëtarë të tjerë.
Në atë periudhë ishin zhvendosur popullata nga Theranda dhe fshatrat për rreth po ashtu edhe nga Komuna e Ferizajt, Shtimes dhe disa tjerë, rreth 8 000 banorë. Si pasojë e luftimeve ishin përqendruar tek Brigada jonë ku ishim në mbrojtje të popullatës dhe vijës së frontit. Po ashtu në prill të vitit 1999 ishte i vendosur edhe Shtabi i UÇK-së, në fshatin Devetak dhe afër njësisë tonë serbet kishin informacione që kishte numër të madh të popullatës dhe udhëheqja e Shtabit të Përgjithëm të UÇK-së. Pikërisht për këtë serbët u mobilizuan me tërë atë arsenal ushtarak si me mjete të blinduara dhe personel ku vija e frontit ishte për afërsisht katër kilometër e përshkruar me zjarr nga armiqtë tanë, ndërsa ushtarët tanë e mbulonin me zjarr këtë vijë të frontit ishin të pa thyeshëm, edhe pse armiku ishte me numër me mijëra më shumë se ne.
Gjatë luftimeve të përgjakshme afërsisht 100 metra, forcat serbe ishin te vendosur në Shkollën e fshatit dhe te Xhamia. Ata përpiqeshin, të arrinin në afërsi. Esati që ishte në istikam del nga istikami me mitralozin e tije dhe shtie pandërprerë në drejtim të tyre ku edhe bie heroikisht në mëngjesin e hershem të datës 22 prill të vitit 1999 rreth orës 9:40 minuta, në lagjën Bungu në Greiçec. Po atë ditë edhe eproret e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin direkt në disa istikame dhe vend luftime. Në Lagjen e Reshanëve, atë kohë i pranishëm ishte ish drejtori politik i UÇK-së, Hashim Thaçi si dhe Kadri Veseli dhe eprorë të tjerë.
Pas çlirimit nga shokët e luftës, iu ka ngritur përmendorja në vendin e rënies së dëshmorit. Për trimëri dhe sakrificë, dëshmori Esat Hasan Qarri dekorohet me gradën “HERO I KOSOVËS” nga kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi. Heroi Esat Qarri pushon i qetë në kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve, në Grykën e Greiçecit. Një jelek i tij anti predhë ndodhet në Muzeun e Luftës, në Shtime. (Xhevat Qarri)

Kontrolloni gjithashtu

Shemsi Xhafer Istrefi (20.8.1977 - 27.4.1999)

Shemsi Xhafer Istrefi (20.8.1977 – 27.4.1999)

Dëshmori i kombit, Shemsi Istrefi, rrjedh nga një familje që kishte zbritur nga bjeshkët e …