Kosova dhe Serbia si dy vende më probleme tё pa zgjidhura, po shfrytёzohen si ambient i përshtatshëm për luftë hibride. Shteti i Serbisё nё vazhdimёsi me veprimet e saj tenton tё kanosё Kosovёn, gjithnjё duke pёrdor sulme tashmё tё njohura si propagandёn, dezinformimin, spiunazhin, sabotazhin e sulmet kibernetike. Mendoj se krejt kjo ndodh pёr shkakun kryesor dhe qё ka gjasa se do tё vazhdoj edhe mё tutje deri nё arritjen e njё zhgjidhje tё qёndrushme politike nё mes tё dy shteteve. Kërcënimet hibride nga Serbia ngerthejnё nё vete taktika dhe asimetri dinake shumë të sofistikuar, krejt kёto me qёllim të pёrshkallzimit tё situatёs sё sigurisё nё Republikёn e Kosovёs.
Lufta hibride nga ana e Serbisё përfshinë veprime të koordinuara dhe tё rrezikshme me theks tё veҫantё në sferën politike, ekonomike, ushtarake e të informacionit. Të shtunën kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës që detyroi evakuimin e deputetëve dhe mos mbajtjen e mbledhjes sё Kuvendit ishte vazhdimёsi e sulmeve hibride te radhёs nga shteti Serb. Mirёpo institucionet e sigurisё në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtar të sigurisë, u dёshmuan pёr profesionalizmin e tyre, ato arriten shumё shpejt për të lokalizuar mjetet, rrjetet e komunikimit që janë përdoruar në këtë kërcënim. Fatmirësisht u vërtetua se kёrcёnimi ishte i rrejshёm dhe pa pasoja.
Duke marr parasysh se shteti i Kosovës po kontestohet nga Serbia, e cila po zhvillon luftë hibride, mu për këtë kёrkohet vigjilencё e madhe nga organet përkatëse të sigurisё sё Kosovës, fillimisht në parandalimin dhe vlerësimin e rrezikut sepse pasojat mund të jen shumё tё mёdha.
Jemi deshmitar pёr kërcënimet e vazhdueshme për përdorimin e forcave ushtarake në Kosovë, pastaj diplomacinё e jashtme tё Serbisë kundёr njohjës së Republikës të Kosovës nga shtetet tjera,ndёrsa sё fundmi patёm sulёm terrorist nё infrastrukturёn kritike krejt kёto hyjnё në kuadёr të luftës hibride e cila po zhvillohet nё vazhdimёsi.
Kohёve tё fundit ka të dhëna se Serbia ka bёrё investime tё mёdha nё sferën e armatimit, atëherë nuk bёnё tё neglizhohet fakti se investimet edhe nё kёtё fushё poashtu mund tё jen tё mёdha. Po flasim për sulme kibernetike, aktivitete subversive në internet, lajme të rreme, fushata propagandistike, nxitje të ekstremizmit dhe tensioneve të brendshme, sabotazh, sulme ndaj infrastrukturës kritike,thёnё shkurt sfida e tanishme dhe e radhёs pёr Republikёn e Kosovёs do jet lufta hibride.