Brickos

Filloi asfaltimi i rrugës Kijevë-Malishevë

Rruga Malishevë-Kijevë, ka filluar të asfaltohet, në pjesët ku është bërë gërryerja e rrugës dhe pritet që shumë shpejt të përfundoj asfaltimi i saj. Asfaltimin e kësaj rruge, e ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është ndarë i kënaqur me fillimin e rregullimit të kësaj rruge. Rruga e gjatë rreth 12 kilometra, Malishevë-Kijevë, e cila është përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës, muaj më parë ka filluar të bëhet riparimi i saj, për shkak të dëmtimit që kishte pësuar ndër vite, ndërsa tani ka filluar edhe asfaltimi i saj, punime të cilat kryhen nga Ministria e Infrastrukturës. “Gërryerja rrugës, në kuadër të riparimit të saj, deri më tani na ka sjellë probleme në qarkullimin e veturave dhe lëvizjen e qytetarëve, por më në fund edhe këtyre problemeve ju erdhi fundi dhe kjo rrugë besoj që brenda pak ditëve do të përfundoj dhe do të jetë në shërbim të të gjithë banorëve që jetojnë në këtë pjesë”, tha nënkryetari Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …