FILLOI ASFALTIMI I SEGMENTIT TË RRUGËS MARINË-TËRSTENIK

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, me bashkëpunëtor dhe me kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrovci, të premten vizitoi fillimin e asfaltimit të rrugës Rajonale R129, segmenti Marinë-Tërstenik, Loti i dytë, në gjatësi prej 3 kilometrash. Ky projekt po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë dhe bënë pjesë në investimet e Ministrisë së Infrastrukturës, për modernizimin  e rrugëve anë e kënd Republikës së Kosovës. Ministri Lekaj ka kërkuar nga operatori ekonomik që të respektojë dinamikën e paraparë të punës dhe implementim të detajuar të projektit në mënyrë që kjo rrugë të përfundojë me kohë dhe me tërë infrastrukturën përcjellëse.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …