leoni

Filloi ndërtimi i aneksit të gjimnazit në Malishevë

Në vigjilje të shënimit të Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, në Malishevë, filloi ndërtimi i aneksit të gjimnazit “Hamdi Berisha”. Në ceremoninë e fillimit të punimeve mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga stafi i tij.

 “Uroj që shkollat tona të mbushen me nxënës dhe të kemi nevojë të vazhdueshme që të ndërtojmë objekte shkollore të reja, apo ti rrisim objektet aktuale. Investimet në infrastrukturën shkollore do të jenë gjithmonë prioritet për neve si institucione dhe jemi duke punuar fuqishëm në këtë drejtim”, tha kryetari Begaj, me rastin e fillimit të punimeve dhe vënies së gurëthemelit të aneksit të gjimnazit.

Numri shumë i madh i nxënësve dhe nevojat tjera për rritje të cilësisë në arsim, kanë bërë që të paraqitet nevoja për rritjen e hapësirës në gjimnazin e përgjithshëm  në Malishevë.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …