U mbajtën shumë aktivitete kulturore në vigjilje të shënimit të 16 Qershorit

Në vigjilje të shënimit të 16 Qershorit, Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, janë mbajtur dhe po mbahen shumë aktivitete kulturore dhe sportive, e që të gjitha lidhen me festën e 16 Qershorit. Janë mbajtur orë letrare, ekspozita, shfaqje, si dhe janë prezantuar fituesit e konkurseve në krijimtari letrare, pikturë dhe muzikë. Këto aktivitete, kanë qenë të planifikuara dhe janë mbajtur, duke filluar me një program për fëmijë, për të vazhduar me hapjen e ekspozitës artistike dhe publikimin e rezultateve të konkursit në lëmin e pikturës, pastaj një ore e madhe letrare dhe publikim i rezultateve të konkursit në fushën e krijimeve letrare, ndërsa aktivitetet e ditës së enjte, përfundojnë me finalen në turnir të futbollit të vogël dhe sportet tjera.

Në shumicën e këtyre aktivitete ka marrë pjesë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili edhe i ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në këto aktivitete.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …