Filloi rikostruimi dhe zgjerimi i rrugës kryesore ,,Naim Bajraktaraj’’ në mes të fshatit Isniq

 

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë me nënkryetarin Sami Cacaj, ekzekutivin komunal, bashkëpunëtore dhe banorë të fshatit Isniq, kanë nisur punimet për rikonstruimin e rrugës kryesore ,,Naim Bajraktaraj’’ e cila është mëse e nevojshme për banorët e këtij lokaliteti më vet faktin se lidh fshatrat e komunës së Deçanit, Dubovik , Prapaqan, Broliq , Papiq si dhe fshatrat e komunës së Pejës dhe më gjërë. Kryetari Ramosaj, tha se me rregullimin dhe zgjerimin e kësaj rrugë e cila ka frekuentim shumë të madh, e lehtësojmë edhe qarkullimin e banorëve të kësaj ane. Sipas dinamikës së paraparë rikostruimi dhe zgjerimi i kësaj rruge në gjatësi mbi 2.5 kilometra investim i komunës së Deçanit dhe Ministrisë së Infrastrukturës brenda një muaji do të përfundoi.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …