Brickos

Filloi rregullimi i oborrit dhe parkingut të shtëpisë së kulturës në Malishevë

Shtëpia e Kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë, është objekti më i rëndësishëm kulturorë në Komunën e Malishevës, dhe së shpejti do ta ketë të rregulluar edhe hapësirën e jashtme, përkatësisht oborrin dhe parkingun e saj, pasi kanë filluar punimet për rregullimin e oborrit. Fillimin e punimeve e ka parë nga afër edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili është njoftuar nga drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina, me punimet që do të kryhen në hapësirën e jashtme të shtëpisë së kulturës. Sipas drejtorit Morina, do të rregullohet hapësira e jashtme e oborrit, përfshi edhe parkingun për vetura, për t’ju përshtatur nevojave të shtëpisë së kulturës, ndërsa rregullimi i oborrit, mundësohet nga buxheti komunal i Malishevës. Përveç shtëpisë së kulturës, në këtë objekt është e vendosur edhe Qendra Rinore.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …