Filloj pyllëzimi i vendit të quajtur “Zhari” në Beguncë të Vitisë

Në kuadër të bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me Agjensionin Pyjor të Kosovës në fshatin Beguncë të Vitisë, konkretisht në vendin e quajtur “Zhari” ka filluar pyllëzimi i këtij vendi. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural kanë vizituar punimet që po bëhen në pyllëzimin e kësaj sipërfaqe. Drejtori Ademi bëri me dije se në këtë pjesë do të bëhet pyllëzimi i një sipërfaqe prej 2 hektarësh dhe shtoj se gjysma e saj do të mbillet gjatë këtij viti kurse gjysma tjetër në pranverë të vitit vijues. Përndryshe punëtorët të cilët janë të angazhuar në mbjelljen e fidanëve janë financuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …