Kryetarët e Malishevës dhe Mamushës, bisedojnë për bashkëpunim të ndërsjellë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur në një takim pune, kryetarin e Komunës së Mamushës, Abdülhadi Krasniç, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunim të ndërsjellë në fusha të ndryshme mes dy komunave. Fillimisht kryetari Begaj, e ka falënderuar kryetarin e Mamushës për vizitën, e më pas kanë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit në fushat e ndryshme mes dy komunave, si dhe të dy kryetarët kanë biseduar edhe për investimet në këto dy komuna dhe për sfidat me të cilat përballen komunat. Begaj e Krasniç, u pajtuan për bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e administratës, me qëllim të shkëmbimit të përvojave mes dy komunave, në fushën e shërbimit të teknologjisë informative.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …