leoni

Fillojnë punimet e rrugës në fshatin Vërmicë 700 metra të gjatë

Në fillimin e punimeve për rrugën në fshatin Vërmicë me gjatësi prej 700m, morën pjesë edhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Malishevës, Avdi Morina si dhe  nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, Rifat Mazreku. Ata  përveç se kanë parë nga afër fillimin e punimeve, janë  takuar edhe me banorët e fshatit dhe me përfaqësues të kompanisë, nga  i cili, Morina kërkoi që rruga të punohet sipas kontratës dhe standardeve, dhe brenda afati kohor, në të kundërtën do të ketë sanksione financiare. Morina, bëri të ditur se kjo  rrugë e fshatit Vërmicë është investim i qeverisë komunale dhe potencoi se projektet infrastrukturore do të vazhdojnë edhe në fshatrat tjera të komunës sonë .

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …