Shënohet  dita e shkollës dhe përurohet busti i Migjenit në Lumishtë

Në vazhdën e shënimeve të ditëve të shkollave, sot u shënua dita e shkollës”Migjeni”,  në fshatin Lumishtë, ku mori pjesë, drejtoresha  për arsim dhe edukim në Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi me bashkëpunëtorë. Në fjalën e sajë ndër të tjera theksoi:”Pjesëmarrja ime në këto festa të shkollave, ka si qëllim dhënien e mesazhit dhe pranimin e tij drejtpërdrejt për mësimdhënësit, nxënësit, udhëheqjen e shkollës dhe komunitetin e mërgatën tonë e cila po jep shembull se si duhet vendlindja e shkolla shqipe, ku ata ndajnë kontributin e tyre me të vetmin qëllim që fëmijët e tyre, nxënësit dhe mësimdhënësit ta ndiejnë, se jemi të bashkuar për ta ndërtuar vendin dhe shkollën, dhe vazhdoi, ”kërkoi nga gjithë mësimdhënësit përkushtim në punë dhe po këtë përkushtim do ta bëjmë edhe ne si DAE, ju siguroi që politikën  do ta përjashtoi nga shkollat dhe do të kemi depolitizim të plotë, por  do të kërkohet edhe punë nga gjithë komuniteti shkollor, njëherit falënderoi dhe ndau mirënjohje për shkollën dhe kontributdhënësit e fshatit për shkollën, e që do veçuar, Sheremet Morinën një mërgimtar i cili investoi në ndërtimin e bustit të Migjenit që shkolla e mbanë emrin”, përfundoi Krasniqi. Në këtë  festë foli edhe drejtori i shkollës, ku për  më të dalluarit ndau mirënjohje për mësimdhënës dhe nxënës, në fund nxënësit shfaqën program kulturor- artistik.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari

Sot në Gllogjan e Maznik të komunës së Deçanit, në nder të 25-vjetorit të rënies …