leoni

Fillon implementimi i dy projekteve të rëndësishme në lagjet e fshatit Doganaj- Dallosh dhe Kovaç Soponicë të Kaçanikut

Kanë filluar punimet në dy projekte të rëndësishme për mirëqenien qytetare, te banorëve të lagjeve Dallosh dhe Kovaç në Doganaj të komunës së Kaçanikut, projekti “ Ndërtimi i urës mbi lumin Lepenc në Lagjen Dallosh” si dhe “ ndërtimi i shtratit të Përroit në lagjen Kovaçi në Soponicë”.

Për të parë nga afër ecurinë e punimeve, vendpunishten e vizitoi Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi me bashkëpunëtorë. Kryetari Ilazi tha se këto dy projekte do të jenë jetike për banorët e kësaj ane. Kryetari tha se përmes ndërtimit të urës në Lagjen Dallosh do të bëhet lidhja e dy fshatrave Soponicë dhe Doganaj, ndërsa do të lehtësohet edhe qarkullimi i banorëve si dhe nxënësve që kalojnë në këtë anë për të shkuar deri tek shkolla. Kryetari më tutje shtoi se projekti tjetër “ndërtimi i shtratit të Përroit në lagjen Kovaçi në Soponicë”. do të ndikoj në krijimin e kushteve më të mira të sigurisë për banorët, sepse do të bëhet edhe parandalimi i fatkeqësive në rast të rritjes së nivelit të ujit apo vërshimeve. Projekti i ndërtimit të urës në Lagjen Dallosh do të kushtoj 56 mijë e 446 euro, ndërsa projekti i rregullimit të përroit në lagjen Kovaç do të kushtoj 17 mijë e 777 euro, të gjitha këto mjete të ndara nga buxheti komunal i Kaçanikut.

Kontrolloni gjithashtu

KALENDARI I DËGJIMEVE BUXHETORE PUBLIKE ME QYTETARË E KOMUNËS SË  RAHOVECIT PËR BUXHETIN E VITIT 2025

Duke u bazuar në Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, Statutit të Komunës …