Brickos

Fillon ndërtimi i rrugës Gurbardh – Turjakë

Sot, në prezencë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati me bashkëpunëtorë, zëvendësministrit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kanë nisur punimet në ndërtimin e rrugës Gurbardh Turjakë. Në bazë të Memorandumit të Mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukturore mes Komunës së Malishevës dhe MMPHI, të nënshkruar nga kryetari Kastrati dhe zëvendësministri Durmishi, në korrik të këtij viti, rruga Gurbardh-Turjakë ka një gjatësi rreth 2.4 km, ndërsa vlera e këtij investimi është  467 mijë euro, që financohet nga kjo ministri. Kryetari Kastrati, i ka uruar banorët e fshatrave për këtë rrugë të re, që lidhë fshatrat Turjakë Lumishtë, Gurbardhë dhe Dragobil, që njëkohësisht do të shërbej edhe si rrugë tranzite mes komunave Malishevë – Rahovec. Gjithashtu, kryetari Kastrati ka falënderuar zëvendësministrin Durmishi për prezencën e tij në nisjen e këtij projekti, dhe për përkrahjen financiare të Ministrisë që ai i takon, si dhe shprehi përkushtimin dhe gatishmërinë e qeverisë lokale për bashkëpunim me nivelin qendror, gjithnjë në funksion të realizimit të projekteve që rregullojnë infrastrukturën rrugore, që u shërben qytetarëve tanë. Zëvendësministri i  Ministrisë së Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, përgëzoi kryetarin Kastrati për bashkëpunimin e mirë me institucionet qendrore, dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të Ministrisë për të mbështetur edhe projekte tjera që kanë të bëjnë me investimet në infrastrukturën rrugore, për të hapur edhe më tej opsione të qarkullimit të gjithë qytetarëve tanë. Ndërsa Drejtori i Urbanizmit Avdi Morina, theksoi se Komuna e Malishevës do të jetë gjithnjë e gatshme për të përkrahur implementimin e këtij projekti më rëndësi për qytetarët tanë, gjithnjë konform Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes Komunës dhe Ministrisë.

Mund të jetë një imazh i 12 persona dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …