leoni

Fillon Shqyrtimi Publik i projektit-“Harta Zonale e Komunës së Skenderajt 2020-2028“

Për Shqyrtimin Publik të projektit-“Harta Zonale e Komunës (HZK-së) së Skenderajt 2020-2028“, komuna e Skenderajt (së bashku me kompaninë e angazhuar Vizion Projekt) dhe Programi për Zhvillim Gjithëpërfshirës/ UN-Habitat-i kanë kënaqësinë të ftojnë qytetarët, shoqërinë civile, ekspertët, zhvilluesit, pronarët e tokave, komunitetet e ndryshme dhe të gjithë të interesuarit tjerë që të marrin pjesë në hapjen e Shqyrtimit Publik të projektit-“Harta Zonale e Komunës së Skenderajt 2020-2028”.

  • Për vendbanimet: LLaushë dhe Tushillë takimi do të mbahet në objektin e shkollës në Llaushë me datë 20.02.2020 në ora 11.00;

  • Për vendbanimet: Turiqec, Burojë, Kopiliq i Poshtëm, Kopiliq i Epërm, Vajnik, Rakinicë dhe Aqarevë takimi do të mbahet në objektin e shkollës në Turiqec me datë 20.02.2020 në ora 13.30;

HZK është një dokument me karakter zonifikues dhe rregullues dhe pas aprovimit do të shërbejë si bazë për zhvillim fizik të territorit komunal. Procesin e planifikimit në tërësi e përkrahë edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) me te dhëna dhe këshillime – konsultime.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi, priti në takim grupin koordinues për infrastrukturë sportive

Kryetari i  komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi, priti në takim grupin koordinues për infrastrukturën …