Filluan korrje-shirjet në Ferizaj

Si edhe fermerë tjerë, Shukri Sallahu nga fshati Zllatar, nisi fushatën e korrje-shirjeve të grurit në mbi 100 hektarët e mbjella prej tij. Sipas specialistëve nga 4000 hektarët e mbjellura me grurë në Ferizaj, në disa rajone rendimenti është 4 tonelata për hektarë, kurse si mesatare e përgjithshme e Ferizajt hambarit të grurit i sigurohen 3,5 tonelata për hektarë. Për të pa nga afër fillimin e korrje-shirjeve ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, i cili i përshëndeti fermerët dhe i falënderoi për punën e tyre. Qoftë e begatë sofra jonë, ekonomia jonë me punën e djersën e fermerëve në fushatën e korrje-shirjeve!

May be an image of combine and scraper

Kontrolloni gjithashtu

Në Llukë të Epërme u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të Kuvendit të Pajtimit të Gjaqeve

Sot në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të …