Ka filluar festivali i Playfest-it në Ferizaj

Festivali Playfest, edicioni i pestë, ka filluar në Ferizaj, ndërsa do të mbahet deri me datën 15 korrik. Festivali ofron një kombinim të artit, muzikës, performancës dhe aktiviteteve të ndryshme për të gjitha moshat dhe shijet. Edhe ky festival po mbahet në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 150 vjetorit të themelimit të qytetit të Ferizaj. Në hapjen e këtij edicioni ka marrë pjesë edhe drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, Xhemile Murati-Shabani e cila e ka vlerësuar tejet lart këtë festival. Gjatë ditës së sotme do të mbahen workshope artistike, shfaqje kinematografike në ambient të hapur duke përmbyllur me event akustik dhe alternativ, ndërsa nga data 13-15 korrik vazhdojnë promovimet artistike – ekspozitat e artit për ta përmbyllur me muzikë elektronike që do të zgjasë gjatë natës deri në agim, duke sjellë dj të njohur ndërkombëtar të muzikës elektronike. Festivali Playfest ofron një kombinim të jashtëzakonshëm të artit, muzikës, performancës dhe aktiviteteve të ndryshme për të gjitha moshat dhe shijet.

May be an image of 13 people, child, apple, watermelon, melon, cantaloupe, picnic and park

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …