Filluan punimet në asfaltimin e rrugës Qafa e Jasiqit -Jasiq

Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi, me bashkëpunëtorë, vizituan fshatin Jasiq me rastin e fillimit të punimeve në rrugën lokale Qafa e Jasiqit-Jasiq. Kjo rrugë është e rëndësisë së veçantë, sepse lidh fshatin Jasiq me Junikun, po ashtu ofron qasje më të lehtë për banorët e kësaj pjese në pronat e tyre. Asfaltimi i kësaj rruge dhe gjitha rrugëve dytësore në fshatin Jasiq që do të asfaltohen është parakusht kryesor për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë në fshatin Jasiq. Kryetari Kuçi, i uroj banorët për rrugën e re, duke u shprehur i kënaqur që investimet e Komunës kanë ndikim direkt në përmirësimin e kushteve për jetesë në fshatin Jasiq.

Fotografia e Komuna Junik

 

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …