Fituesi i 34-të i Çmimit Evropian të Filmit, u shpall "Quo Vadis, Aida?", i regjisores, Jasmina Zhbaniq

Fituesi i 34-të i Çmimit Evropian të Filmit, u shpall “Quo Vadis, Aida?”, i regjisores, Jasmina Zhbaniq

Fituesi i 34-të i Çmimit Evropian të Filmit të shtunën u shpall “Quo Vadis, Aida?”, duke u zgjedhur si filmi më i mirë, raporton Anadolu Agency. Filmi i Jasmila Zhbaniqit, i cili tregon historinë e gjenocidit në Srebrenica, mori edhe dy çmime të tjera në ceremoni. Zhbaniq fitoi çmimin për regjinë më të mirë ndërsa, Jasna Gjuriçiq u vlerësua si aktorja më e mirë për rolin e saj në film. Regjisorja ia kushtoi çmimin nënave dhe grave të Srebrenicës, si dhe baballarëve, grave dhe djemve të vrarë. Aktori më i mirë u shpall Anthony Hopkins për rolin e tij në “The Father”, kurse skenarin më të mirë e fituan Florian Zeller dhe Christopher Hampton.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK-së, dega në Deçan: Me 21.01.2026, në varrezat e fshatit Sllup, në ora 14:00, varroset Zyme Mazrekaj

Njoftim: Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së – dega në Deçan njofton me pikëllim …