Erdogan

Erdogan: Gënjeshtrat, lajmet e prodhuara dhe dezinformatat po përhapen me shpejtësi në rrjetet sociale

Dezinformomi ka tejkaluar fushën e sigurisë kombëtare dhe është kthyer në problem global të sigurisë, paralajmëroi kryetari in Turqisë,  Rexhep Tajip Erdogan, transmeton Anadolu Agency. Në një video-mesazh të dërguar në ditën e parë të Samitit Ndërkombëtar të Komunikimit Strategjik, i cili po mbahet në Stamboll, Erdoğan tha se gënjeshtra, lajmet e prodhuara dhe dezinformatat po përhapen me shpejtësi në rrjetet sociale. “Pa një mekanizëm efektiv për të kontrolluar kanalet e mediave sociale, gënjeshtrat dhe dezinformatat errësojnë jetën e miliona njerëzve”, tha presidenti turk. Erdoğan deklaroi se megjithëse rrjetet sociale ishin një simbol i lirisë kur u krijuan për herë të parë, ato tani “janë bërë një nga burimet kryesore të kërcënimeve për demokracinë e sotme”. “Në këtë drejtim, është e rëndësishme të informohet publiku dhe brenda kornizës së të vërtetës të luftohet kundër dezinformimit dhe propagandës”, theksoi Erdoğan. Ai shtoi se do të vazhdojnë t’i mbrojnë njerëzit, veçanërisht pjesët e ndjeshme të shoqërisë, nga gënjeshtrat dhe dezinformatat pa rrezikuar të drejtën e qytetarëve për të marrë informacion të saktë dhe të plotë. “ Theksojmë se askush dhe asnjë kompani nuk mund të jetë mbi ligjin, pavarësisht nga pasuria, pozicioni dhe ndikimi i tyre ndërkombëtar”, tha presidenti turk. (AA)

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …