Autoritetet talebane, në Kabul të Afganistanit i kanë bërë thirrje Kinës dhe vendeve të tjera që ta njohin zyrtarisht Qeverinë në Afganistan. Një zëdhënës i qeverisë së përkohshme talebane në Afganistan, Muxhahidin Zabihullah, mori pjesë në një tubim në Kabul ku mori pjesë edhe ambasadori kinez në Afganistan, Wang Yu dhe i kërkoi atij që t’ia përcjellë kërkesën zyrtare të talebanëve për njohje Pekinit zyrtar. “Ne duam të ndërtojmë marrëdhënie të mira me të gjitha vendet me respekt të ndërsjellë, duke përfshirë Kinën, e cila është një nga vendet më të rëndësishme në rajon për Afganistanin. Z. Muxhahid tha se administrata talebane kishte plotësuar të gjitha kushtet për të fituar njohjen nga shtetet e tjera dhe komuniteti ndërkombëtar. “Ne nuk do të ndërhyjmë me të tjerët në punët e tyre të brendshme, por nuk do të lejojmë që të tjerët të ndërhyjnë në tonat”, theksoi Muxhahid. Ambasadori Wang tha se Kina do të vazhdojë të bashkëpunojë me talebanët në fushën e përmirësimit të situatës politike dhe humanitare në atë vend.
Kontrolloni gjithashtu
Vetëm 74 vrasës e kriminelë serbë, në mesin e mijërave të tillëve, janë dënuar gjatë 26 viteve për krimet e luftës në Kosovë
Edhe pse anë kaluar më shumë se 26 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, …