Fjala e Adem Shehut, komandant i Brigadës 153 në Llap, më 18 prill 2010 në manifestimin kushtuar dëshmorëve të UÇK-së, në Viti të Marecit

Të respektuar  familje të dëshmorëve, të dashur vëllezër e motra të Marecit të Gollakut!

Pas një karriere ushtarake 20 vjet në Tiranë gjeta dhe u pozicionova në një ushtri që lindi në luftë, u rrit në luftë, mori fizionominë të një ushtrie moderne dhe e kreu misionin ushtarak në interes të çlirimit të Kosovës nga pushtuesi serbë.

Rrugës nga Tirana deri në Zllashë më ka lënë mbresa, Haxhia i Kumanovës. Në një moment të vështirë kur i thash se merr masa për fëmijët e djalit të Ismetit, ai mori automatikun dhe qëndroi me ne në kullë edhe tha: që sot e fituam lirinë në Kosovë. Këtë mesazh që ma dha Haxhia i Karadakut e gjeta te njerëzit, te vëllezërit  e mi, në Zllash, të inkuadruar në UÇK.

Komandant Behxhet Vitija tregoi anën teknike të zhvillimeve të kohës së luftës, por zanafilla e shtrirjes, organizimi i UÇK-së, në Zonën e Gollakut fillon nga 97-ta, 98-ta. Njësitet e para në Zllash, në Mramur, në Suteskë tek Pacollët, në Viti, në Koliq, në Rimanishtë, Siqevë, Grashticë dhe në qendër të Prishtinës, funksiononin me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Parë në këndvështrimin ushtarak pas një prezantimi të shkurtër me kolegët e Karadakut dhe të Brigadës 153 u detyruam të saktësojmë detyrat luftarake për njësitet që ishin të organizuara, duke saktësuar veprimet për të përballuar ofensivën e ushtrisë serbe.

Së bashku me kolegët e mi: Fatmirin, Sejdiun, Rrahmanin dhe shumë të tjerë u detyruam, që në orët e natës të bënim precizimin e detyrave ushtarake dhe nga ana tjetër të zhvillonim stërvitjen e shumë vullnetarëve, që vinin nga treva për tu inkuadruar në UÇK. Përcaktimi i detyrave luftarake kishte të bënte me jetë njerëzish, në emër të lirisë.

Nga data 7 deri më datën 18 prill forcat pushtuese serbe me tërë arsenalin e tyre mësynë edhe Gollakun  nga Merdari,  pjesa e magjistrales Stanovë me synim për të ardhë në Zllash, pjesa e Rimanishtës për të kaluar në Sharban Siqevë Zllash. Në drejtimin e Karadakut nga Presheva, Gjilani, Suteska, Zllashi.

Ky arsenal ushtarak do të vë në veprim të gjitha llojet e kalibrave që dispononte ushtria pushtuese serbe përball kësaj ushtrie ku ishin djemtë e Gollakut të inkuadruar në Brigadën 153. Në qoftë se komandant Behxheti përshkroi datat 18, 19, 20, në vazhdimësi atë heroizëm atë vullnet atë sakrificë, që treguan djemtë është e faktuar në dokumente dhe e ndiej vetën krenar që u rreshtova për të luftuar me këta djem, në emër të lirisë së Kosovës.

Djemtë zoti i kishte krijuar të bukur, në moshën më aktive, nuk kishin mbaruar akademi ushtarake, por ata morën Diplomën e Akademisë së Luftës të faktuar më veprime konkrete në artin e veprimeve ushtarake.

Të dashur vëllezër!

Në qoftë se kjo ushtri u  krijua nën pushtim u rrit dhe mori fizionominë me karakter, që u bë faktor edhe në arenën ndërkombëtare, shërbimi logjistik i kësaj ushtrie ishte populli im i Gollakut, i Marecit. Në qoftë se po të shikosh të ardhurat materiale dhe prodhimet që kishin ishin të pamjaftueshme, por zemrën dhe bujarinë  e kësaj pjese unë e preka por e njohën dhe u  shërbyem mirë njerëzv,e që na erdhën nga Prishtina dhe nga Besiana. Njerëzit tanë i sistemuan në shkolla në familje dhe në Bullaj dhe në këtë vend  këtu tek pjesa e Mramorit e Suteskës, në Grashticë në Keqekollë në Koliq u sistemuan dhe nuk patën asnjë mosmarrëveshje mes UQK-së, dhe popullatës dhe nuk kish si të ndodhte ndryshe, sepse djemtë e UQK-së, ishin djemtë e këtij populli dhe kishin dalë për një mision fisnik për çlirimin e Kosovës nga pushtuesi serb.

Unë lash dy djem në Tiranë, prindërit e mi në Tiranë, por gjeta djemtë gjeta prindërit e mi në Gollak dhe nuk i bij pishman që luftova dhe do të jem gjithmonë vullnetarë i kësaj pjese të atdheut që është familja e ime e madhe, që quhet Gollak.

Të dashur vëllezër dhe motra!

Serbia donte që të mos kishte më djepa shqiptare në tokën tonë, fatmirësisht në saje të popullit, në saje të djemve dhe bijve të tij sot nuk kemi këmbë shkau në Gollak dhe shiko si është mbushur me moshë mesatare nga pesë vjet, nëntë vjet, janë përtërirë emrat e dëshmorëve me Nasera me Basria me të gjithë.

Të dashur vëllezër në biseda dhe ndeja shikoj që i mëshoni më tepër faktorit NATO-s. Në qoftë se do të mohojmë ndihmën përkushtimin, dhe angazhimin e Klintonit, Toni Bler dhe forcave progresive të Evropës do të jemi mos mirënjohës, por në qoftë se do të nënvleftësohej forca e vitaliteti i UQK-së, dhe popullit tonë do të bëhej një krim të madh, sepse  ne do të respektojmë njerëzit tanë dhe  ato nëna që rritën dhe edukuan djemtë për Kosovën .

Pas përballimit të ofensivës serbe të  prillit në momentin më të vështirë të luftës kam pasur transportimin ruajtjen dhe mbrojtjen e shokëve të mi të plagosur për tu dhënë ndihmën e kualifikuar tek spitali i Zonës Operative. Sot, këtu para jush, dua të shpreh një falënderim të veçantë për duart e arta të mjekëve,  në kushte të luftë,s të cilët operuan e mjekuan plagët e popullit tim, e sot i kam të pranishëm  doktor Adem Hazirin, Gashin, Shefkiun, Kitën dhe mjeken, Teuta Hadri.

Pasi u paraqitën dhe dorëzuan djemtë që i kishin marrë plagët në luftime  u detyrova t’i paraqis komandantit të zonës së Llapit  idenë e veprimeve të mëtejme të Brigadës 153. Atë e miratuan komandant Leka dhe komandant Remi dhe i vëmë në dijeni njësitet e Brigadës dhe pas datës 25 prill deri në fund të aktivitetit luftarak kur u bë marrëveshja e Kumanovës,  nga njësitet dhe strukturat e Brigadës 153 kemi të rënë vetëm dy dëshmorë dhe nga ana tjetër kemi vetëm arritje të sukseseve.

Një moment në komunikatën operative të datës 6 maj njoftoj Zonën, që në Stallovë të vijnë të marrin forcat serbe 23 serbë. Ushtria serbe  kishte lënë trupat e vet atje dhe toka e Kosovës nuk donte të mbante në gjirin e vet as serbët të vdekur edhe as  të gjallë.

Kjo punë dhe ky përkushtim gjatë luftës së UÇK-së është meritë e veçantë e atyre djemve e që ranë, andaj u shpreh mirënjohjen në detyrat  fisnike që kanë kryer sipas luftëtarit të tyre dhe me detyrën që kanë kryer të komandantit të Brigadës do të jemi gjithnjë në shërbim të popullit tonë. Ne do ta konsiderojmë vetën të veshur me uniformën e UÇK-së, ato tre germa të arta na shoqërojnë gjatë gjithë jetës. Do të jem gjithnjë në shërbim të popullit tonë por të jem të bashkuar që të mos kemi fyerje mes vete.

Ju uroj ditë të bardha, paçi suksese dhe suksese që janë të përbashkëta.

I përjetshëm qoftë kujtimi bijve tuaj dhe i shokëve të mi.

Lavdi jetës dhe veprës së tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën: Flasin Meri Mezini, Irini Qirjako, Margarita Xhepa, Alida Hisku, Myfarete Laze, Enrieta Sina

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën Gëzuar 8 Marsin nënat tona Çfarë është për …