Fjala e Faton Topallit me rastin e vdekjes së veprimtarit, Skënder Ibishi

Fjala e Faton Topallit me rastin e vdekjes së veprimtarit, Skënder Ibishi

Të dashur familjarë, shokë, dhe miq të Skender Ibishit

Përcëllima e diellit të pasditës është shumë fish më e vogël se përcëllima e dhimbjes që ndjen secili prej nesh për ndarjen e parakohshme nga bashkeshorti, babai, vëllai, nga shoku i ilegales, shoku i qelisë së burgut, nga kolegu i punës, nga fqinji , nga qytetari i Prishtinës dhe aktivisti i pakompromis për pavarësinë e Kosovës, për vetëvendosje, Skender Ibishi.

Skenderi ka lindur më 26.12. të vitit 1956. Pas përfundimit të shkollës fillore ka ndjekur mësimet e gjimnazit dhe ato të Akademisë Ushtarake nëSerbi. Eshtë rritur me mallin për prindërit e tij, motren dhe vëllëzërit, ma mallin  për Kosovëm, për  gjuhën shqipe për shokët dhe shoqet nëPrishtinë dhe Kosovë.

Vitet 70 e gjejnë Skender Ibishin në krye tëorganizatës që angazhohet për Republikën e Kosovës. Megjithëse oficer në ushtrinë jugosllave ai është njëri ndër akterët e platformeës për Republikë dhe përgjegjës për cështjet ushtarake.

Skender Ibishi u arrestua me 17. Maj 1982, dy muaj pas arrestimit të shumë shokëve e shoqeve të tij anë e këndë Kosovës.  Në këtë kohë ishte duke shërbyer si toger i ushtrisë jugosllave në Valevë të Serbisë. Pas hetimeve dhe torturave çnjerëzore,gati një vjeçare, gjykata ushtarake e Beograditdenoi më 10 mars 1983 me 12 vite burg.

Pas lirimit nga burgu, Skenderi u angazhua politikisht dhe kontribuoi edhe në përgatitjet ushtarake.

Dashuria e Skenderit për vendin ishte dashuri për njerëzit pavarësisht nga përkatësia sociale, politike e fetare.

Kjo bëri që Skenderi të ngazhohej për ta , për tëdrejtat e tyre politike e sociale për mirqenje, për drejtësi dhe për barazi.

Ai u rrespektua dhe vleresua edhe nga ata qëmund ti kishte kundërshtar politik.

Skender Ibishi nuk vrapo asnjëher pas posteve, pas karierës, nuk kërkoi asnjher privilegje, nuk u ankua asnjëherë për fatin e tij personal. Skenderi nuk dinte të ankohej. Skenderi dinte të jepte, por nuk dinte të merrte.

Edhe pse në epiqendër të jetës së tij ishtë atëdheu, ai kurr nuk e la anash familjen e tij. Ai ishtëbashkeshortë i dashur dhe i përkushtuar, baba i kujdesëshëm dhe i angazhuar dhe vëlla i mirë.

Skender, sot po ndahemi fizikisht.

Kutime për ty, për sakrificat tua, për vuajtjet nëburgjet e Serbisë, për angazhimin tëndë politik, tëlënë të pranishëm përjetësisht në zemrat tona.

Ti e deshte lirinë, e deshte vendin të zhvilluar ekonomikisht, të përparuar. Ti e deshte Shqipërinë, ti i deshte shqiptarët të bashkuar dhe ti kontribove deri në frymën e fundit të jetës tënde për ta. Ti e mbarove obligimin tënd.

Ne, shokët dhe shoqet e tua,miqtë, familjarët, do ta vazhdojmë aty ku e ke len ti. Shembulli ytë isakrificës, shembulli yt i angazhimit do të jet ftymëzim në rrugën tonë.

Qoftë i lehtë dheu i Kosovës, që ti e deshte aq shumë mbi trupin tënd.

 

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …