Dëshmitari, Nuredin Abazi, në Gjykatën Speciale në Hagë, mohoi burgjet e supozuara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Nuredin Abazi: Latife e Rrushe Kolollin i kanë vrarë forcat serbe, pasi trupat e tyre janë gjetur në zonën, që ata e kontrollonin

Gjatë paraqitjes së tij, në gjykimin që po mbahet kundër krerëve të UÇK-së në Hagë, dëshmitari Nuredin Abazi, ka thënë se Latife dhe Rrushe Kolollin i kanë vrarë forcat serbe, pasi që trupat e tyre janë gjetur në një zonë ku vazhdimisht ka pasur patrullime nga serbët. Vendi ku janë gjetur këto dy gra, ka qenë i rrezikshëm për të pasur qasje UÇK-ja. Unë kam e  kuptuar  pas luftës se ato janë gjetur në një udhëkryq,  të cilin vazhdimisht patrullonin policia dhe ushtria e Serbisë, me autoblinda. M e di unë ato janë gjetur afër Leshanit, rrugës kryesore që shkon për Suharekë-Prizren. Rruga që shkon për fshatin Leshan aty është udhëkryqi, njëfarë ishulli. Aty kam dëgjuar që janë gjetur, por vetë nuk i kam parë”, ka thënë dëshmitari, Nuredin  Abazi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …