Flamur Pireva: Një grup mafiozësh, frikacakë, kanë sulmuar studentë dhe aktivistë politikë

Një grup mafiozësh, frikacakë, sot paskan sulmuar studentë dhe aktivistë politik. Me porosi nga ata që i kanë frikë këta. Oligarkët që përmes shtypjes e djersës së punëtorëve janë ngritë dhe janë pasuruar sot tentojnë të shtypin edhe studentët. Studentëria dhe aktivizmi politik na duhet përherë!

E majta është qasja e vetme ne të cilën duhet të përbashkohemi.

Ne qëndrojmë pranë Organizatës Politike nga Shqipëria dhe aktivistëve të Organizatës Anarkosindikaliste të Prishtinës. Ky lloj i aktiviteteve është minimumi që assesi nuk do të duhej penguar, dhe përpjekjet e tilla duhet dhe do të vazhdojnë me doemos.

Kjo ngjarje e hidhët e ndodhur në Universitetin e Prishtinës, në prag të 50 vjetorit të tij, duhet të hetohet dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë. Por gjithsesi dhunuesit më të mëdhenj janë ata të cilët i kanë ndërsyer këta banditë për të bërë këtë akt.

Sot vëhemi në një dëshmi të re që oligarkët po frikësohen, e majta po rritet si drejtimi i domosdoshëm drejtë barazisë.

Mediat i informojmë se ky sulm nuk ka qenë i drejtuar ndaj aktivistëve të “STUDIM-KRITIKË-VEPRIM”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …