Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, ka shpërthyer me kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për standarde të dyfishta në trajtimin e çështjes së TVSh-së, për derivatet në kohë të rritjes së çmimeve. Krasniqi deklaroi se nëse një vendim i tillë do të merrej nga qeveritë e mëparshme, si ato të udhëhequra nga Isa Mustafa apo partitë si Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, Kurti do të reagonte ashpër duke e cilësuar si “plaçkitje masive”. Ai e akuzoi Kurtin për sjellje kontradiktore, duke thënë se “ka dy gjuhë dhe dy personalitete”, ndërsa shtoi se përdor forma të ndryshme për të manipuluar opinionin publik. Sipas Krasniqit, mbështetja elektorale nuk është kriter për të vlerësuar integritetin e një lideri politik. “Faktet e përcaktojnë mashtruesin, jo numri i votuesve”, theksoi ai, duke nënvizuar se përgjegjësia politike duhet të matet mbi bazën e veprimeve konkrete dhe jo të votave të fituara.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
