Florin Vërtopi: Zvarritja në Hagë po cenon standardin e gjykimit të drejtë

Avokati Florin Vërtopi ka ngritur shqetësime serioze lidhur me shtyrjen e afatit për shpalljen e vendimit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë, duke paralajmëruar se procesi tashmë po prek një nga parimet themelore të drejtësisë,  gjykimin brenda një afati të arsyeshëm. Vërtopi sqaroi se rregullat procedurale i japin trupit gjykues një afat fillestar prej 90 ditësh pas përfundimit të çështjes për të marrë vendim, me mundësi shtyrjeje edhe për 60 ditë të tjera, madje edhe më tej në raste të veçanta. Sipas Vërtopit, problemi kryesor qëndron tek kohëzgjatja e përgjithshme e procesit, duke rikujtuar se të akuzuarit ndodhen në paraburgim prej gati pesë vitesh. Ai theksoi se praktika e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut e konsideron tejkalimin e një periudhe mbi gjashtë vjet e gjysmë si shkelje të parimit të gjykimit brenda një kohe të arsyeshme. “Kjo çështje tashmë ka filluar ta cenojë thellësisht këtë parim. Stërzgjatja e procesit është problem serioz në aspektin e të drejtave të të akuzuarve”, u shpreh ai. Në të njëjtën kohë, Vërtopi ngriti edhe çështjen e bazës së provave, duke insistuar se vendimi përfundimtar duhet të mbështetet në dëshmi të drejtpërdrejta dhe dëshmitarë që kanë qenë pjesë e ngjarjeve, e jo në materiale që, sipas tij, mund të kenë origjinë nga Serbia.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ASDA 2026 në Zagreb

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, së bashku me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes, po merr …