Afrim Vehbi Kalanica (18.1.1980 - 7.5.2001)

Afrim Vehbi Kalanica (18.1.1980 – 7.5.2001)

Afrim Kalanica, u lind më 18 janar të vitit 1980, në fshatin Jezerc të komunës së Ferizajt. Ishte djali i Vehbiut dhe i  Zade Reshanit-Kalanica.

Mësimet e para i mbaroi në shkollën fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me sukses te shkëlqyeshëm. Më pas u regjistrua në Shkollën e Mesme Ekonomike në Ferizaj, të cilën po ashtu e përfundoi me sukses të shkëlqyeshëm. Duke qenë se lufta kishte filluar në Kosovë, ai nuk i regjistroi studimet por iu bashkua radhëve të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Afrimi  kishte edhe 4 vëllezër dhe dy motra.

Qysh i ri fillon të angazhohet e të punojë për familjen e madhe me shumë anëtarë.  Pas një kohe vëllai i tij, Rexhepi, kishte marrë rrugën e mërgimit e më vonë iu kishin bashkuar  edhe dy vëllezër të tjerë dhe gjendja ekonomike e familjes ishte përmirësuar

Në kohën e zgjerimit të radhëve  të UÇK-së, në disa zona të Kosovës,  Afrim Kalanica  vullnetarisht i bashkohet radhëve të saj. Gjatë luftës prej fillimit të saj në vitin 1998 e deri në përfundim, në qershor të vitit 1999 Afrim Kalanica  ishte mjaft aktiv, dhe një nder ushtarët më të dalluar të Zonës Operative të Nerodimes.

Dëshmori i kombit, Afrim Kalanica, edhe  pas luftës së Kosovës nuk ishte ndalur. Fillimisht ishte sistemuar në Gardën e Kosovës.

Ashtu si shumë luftëtarë të tjerë të tjerë, pas çlirimit të Kosovës në qershor të vitit 1999,  Afrimi nuk e pushoi veprimtarinë atdhetare. Fillimisht mori pjesë në radhët e UÇPMB-së dhe pastaj pas Marrëveshjes së Konçulit  radhit në formacionet luftarake të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare  me qëllim që edhe ato troje të çliroheshin nga pushtuesit.

Në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, luftëtari i tri luftërave çlirimtare, Afrim Kalanica nga Jezerci i Ferizajt  ishte sistemuar  në zonën e Likovës. Ai tashmë kishte fituar një përvojë më të madhe luftarake, prej një komandanti të rryer, një luftëtari i cili deri në frymën e fundit mbrojti vijën e parë të frontit në Sllupçan të Kumanovës.

Betejat e para Afrimin e gjetën të rreshtuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare,  në Sllupçan. Atje Afrimi ishte i dashur për të gjithë, sidomos për popullatën civile shqiptare që e ndihmoi në të gjitha segmentet e jetës Ai ra heroikisht në altarin e lirisë më 7 maj 2001 në Sllupçan të Kumanovës, një kështjellë e pamposhtur e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 17.02.2014 u ngrit Lapidari i Dëshmorit Afrim Kalanica në Ferizaj.

Kontrolloni gjithashtu

Faruk Nazmi Beqiri (22.1.1977 - 2.5.1999)

Faruk Nazmi Beqiri (22.1.1977 – 2.5.1999)

Faruk Beqiri u lind më 22 janar 1977 në fshatin Ceceli të vushtrrisë. Të parët …