Flutura Kusari: Pushteti përmendet si faktor i përkeqësimit

Misioni faktmbledhës i Platformës së Këshillit të Evropës për Sigurinë e Gazetarëve ka publikuar raportin “Kosovë: Rikthimi i lirisë së mediave pas rënies”, në të cilin konstatohet se liria e medias në Kosovë është përkeqësuar si pasojë e ndërhyrjeve politike, sulmeve verbale ndaj gazetarëve dhe dobësimit të pavarësisë së institucioneve mediale. Lidhur me gjetjet e raportit ka folur ekspertja e mediave, Flutura Kusari, ka theksuar se dokumenti identifikon qartë faktorët që kanë ndikuar në rënien e lirisë së medias gjatë viteve të fundit. “Raporti flet qartë për rënie të lirisë së mediave në Kosovë, sidomos në tri vitet e fundit. Kanë ndikuar shumë faktorë, por përgjithësisht raporti tregon se kjo lidhet me faktorin politik dhe me qasjen e partisë në pushtet ndaj mediave. Partia në pushtet përmendet në mënyrë specifike”, deklaroi Kusari. Sipas raportit, garantimi i pavarësisë së mediave dhe mbrojtja e gazetarëve nga presionet politike mbeten elemente kyçe për forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë. Dokumenti u bën thirrje institucioneve që të ndërmarrin masa konkrete për përmirësimin e mjedisit të punës së gazetarëve dhe respektimin e lirisë së shprehjes.

Kontrolloni gjithashtu

Mustafa: Prioritetet kryesore rendi, ligji, normalizimi i vendit, të lidhemi fort me interesat shtetërore

Rrustem Mustafa kërkon reformë në drejtësi: Sistemi i tanishëm po mbetet peng i së kaluarës

Ish-komandanti i UÇK-së dhe veprimtari politik, Rrustem Mustafa, ka bërë thirrje për një reformim të …