Formimi i institucioneve të reja mbetet pezull, Albin Kurti shmang diskutimet për aleanca

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se procesi për formimin e institucioneve të reja do të nisë vetëm pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, duke mos dhënë detaje për koalicione të mundshme me partitë e tjera. I pyetur për bashkëpunimet politike që mund të çojnë në krijimin e shumicës parlamentare, Kurti ka theksuar se fillimisht duhet të përfundojnë procedurat ligjore dhe trajtimi i ankesave zgjedhore, ndërsa më pas do të zhvillohen diskutimet e nevojshme politike. Ndërkohë, partitë opozitare po presin lëvizjet e Vetëvendosjes. Përfaqësues të PDK-së dhe LDK-së janë shprehur të hapur për dialog politik, veçanërisht lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit dhe funksionalizimin e institucioneve. Aktualisht, mbetet e paqartë se çfarë formule do të ndiqet për krijimin e shumicës së re parlamentare, ndërsa vëmendja është përqendruar te certifikimi i rezultateve dhe hapat që do të pasojnë për konstituimin e institucioneve të reja të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Jashari pret delegacionin amerikan, theksohet roli i FSK-së në sigurinë rajonale

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur një delegacion amerikan …