Mediat kroate raportojnë për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Zarë

Mediat kroate kanë raportuar për protestën e paralajmëruar më 5 korrik në Zarë, e cila do të organizohet nga komuniteti shqiptar në Kroaci në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor në Hagë. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë të ditur se protesta do të mbahet në orën 18:00 dhe se organizatorët presin pjesëmarrjen e shqiptarëve që jetojnë ose ndodhen për pushime në Kroaci. Sipas tij, tubimi do të zhvillohet në një park në Zarë, me mbështetjen e komunitetit shqiptar dhe miqve kroatë. Gucati shprehu shpresën që procesi gjyqësor në Hagë të përfundojë pozitivisht për ish-udhëheqësit e UÇK-së. Ai u bëri thirrje bashkatdhetarëve që t’i bashkohen protestës, duke theksuar se kjo mund të jetë protesta e fundit para përfundimit të procesit dhe kthimit të ish-krerëve të UÇK-së në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Jashari pret delegacionin amerikan, theksohet roli i FSK-së në sigurinë rajonale

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur një delegacion amerikan …