Formimi i Qeverisë në Kosovë, sfida dhe opsionet e mundshme

Procesi i formimit të Qeverisë së re në Kosovë vazhdon të mbetet i pasigurt, ndërsa partitë politike nuk kanë arritur akoma marrëveshje koalicioni. Lëvizja Vetëvendosje ka përjashtuar bisedimet me Partinë Demokratike të Kosovës, ndërsa ka lënë mundësinë e bashkëpunimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Publikisht, nuk ka tregues se një marrëveshje për Qeverinë e re është afër arritjes. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka sugjeruar së fundmi se nëse nuk arrin të formojë shumicën e nevojshme, alternativa mbetet shpallja e zgjedhjeve të reja. Sipas Kushtetutës, nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk fiton shumicën e votave në Kuvend, presidenti ka të drejtë të emërojë një mandatar të dytë për kryeministër brenda dhjetë ditëve, që ka më shumë gjasa të formojë Qeverinë. Mandatari i ri do të ketë 15 ditë për të paraqitur përbërjen e Qeverisë dhe programin e punës së saj në Kuvend. Bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese nga viti 2020, ky mandatar mund të vijë edhe nga partia e dytë më e madhe, në këtë rast Partia Demokratike e Kosovës. Nëse Qeveria nuk formohet për herë të dytë, presidenti ka kompetencë të shpallë zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditëve nga data e shpalljes. Deri atëherë, qeveria në detyrë vazhdon të ushtrojë detyrat e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …