Formularët e deklarimit të pasurisë i kanë dorëzuar vetëm 25 për qind e deklaruesve

Formularët e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit i kanë dorëzuar rreth 25 për qind apo 1 120 deklarues  nga gjithsej 4 488 mbajtës të posteve të larta publike, në kohën kur edhe tetë ditë skadon afati i deklarimit. Drejtori i AKK-së, Shaip Havolli, u ka bërë thirrje zyrtarëve të lartë që sa më parë t’i dorëzojnë formularët e deklarimit të pasurisë. Ai ka thënë për gazetën “Epoka e re”, se praktika e fluksit të madh të deklarimeve në javën e fundit e bën punën më të vështirë në këndvështrimin e saktësisë së të dhënave. Kurse Florent Spahija nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka theksuar se zyrtarët e lartë që nuk e deklarojnë pasurinë duhet të ndiqen e lartë që nuk e deklarojnë pasurinë duhet të ndiqen.

Kontrolloni gjithashtu

Kadetët e QSU-së kalojnë me sukses vlerësimin praktik “Qielli i Shqiponjave 2025”

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) të Forcës së Sigurisë së Kosovës kaluan me …