leoni

Zëdhënësit e Komisionit Evropian nuk komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kongresin Amerikan

Francesca Albanese hodhi poshtë pretendimet e Francës për imunitet, në urdhër-arrestet kundër Benjamin Netanyahut

Raportuesja e posaçme e OKB-së për Palestinën, Francesca Albanese hodhi poshtë pretendimet e Francës për imunitet në lidhje me urdhër-arrestet e lëshuara kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, duke argumentuar se një imunitet i tillë nuk ka vlefshmëri juridike, raporton Anadolu. Ministri i Jashtëm francez, Zhan-Noel Barrot  tha se disa liderë mund të kenë imunitet sipas Statutit të Romës, traktatit që krijoi GJND-në. Barrot theksoi se Statuti i Romës “trajton çështjet e imunitetit për disa liderë”, duke shtuar se çështje të tilla në fund i përkasin autoriteteve gjyqësore. Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Francës në një deklaratë theksoi përkushtimin e vendit në respektimin e angazhimeve ndërkombëtare në bazë të Statutit të Romës, duke thënë: “Franca do të respektojë detyrimet e saj ndërkombëtare, duke kuptuar se Statuti i Romës kërkon bashkëpunim të plotë me Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

Kontrolloni gjithashtu

Salih Mustafa

Gjykata speciale hedh poshtë ankesën e Salih Mustafës për shkelje të Kushtetutës në dënimin me 15 vjet burgim

Gjykata Speciale në Hagë ka hedhur poshtë ankesën e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, i …