Fshati Binqë hynë në sistemin e menaxhimit të mbeturinave

Fshati Binqë i Komunës së Vitisë, së shpejti do të hynë në menaxhim të mbeturinave, kjo gjë u bë me dije pas një takimi të cilën e ka zhvilluar kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Nexhmedin Jakupi, Drejtor i Shërbimeve Publike me banorë të këshillit të fshatit Binqë si dhe me përfaqësues të kompanisë regjionale të mbeturinave Eco-Higjena. Kryetari Haliti tha se palët janë pajtuar që ky fshat të hy në sistemin e menaxhimit të mbeturinave.“Në këtë takim jemi pajtuar që fshati Binqë të hy në sistemin e menaxhimit të mbeturinave, për këtë gjë morra edhe konfirmimin nga përfaqësues të kompanisë regjionale të mbeturinave Eco-Higjena. Gradualisht po shtohet interesi dhe vetëdija e qytetarëve dhe të lokaliteteve për mbrojtjen e mjedisit”, u shpreh kryetari Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt Dëgjimi Buxhetor me banorët e Opterushës, Zoqishtit dhe Retijës

Cikli i dëgjimeve buxhetore të Drejtorisë së Buxhetit dhe Financave të komunës së Rahovecit ka  …