Fshati Krushë e Madhe do të bëhet me çerdhe  për fëmijë

Në fshatin Krushë e Madhe të komunës së Rahovecit u vendos gurthemeli i çerdhes së fëmijëve. Në vënien e gurthemelit mori pjesë kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, Nënkryetari, Fatmir Iska, drejtor të Drejtorive Komunale, zyrtar komunal, prindër dhe banorë të fshatit Krushë e Madhe. Vendosjen e këtij gurthemeli e bëri Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smjal Latifi, Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Avni Morina dhe Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Berat Duraku. “I përgëzoj dhe i uroj të gjithë qytetarët e Krushës së Madhe dhe fshatrave përreth për këtë objekt me rëndësi të veçantë, ku do të përfitojnë përkrahjen më të rëndësishme për fëmijët e tyre dhe ne të gjithë bashkë për qytetarët tanë. Edukimi është e drejtë themelore për fëmijët, kurse për mua dhe qeverisjen time është prioritet i lartë.”, ka thënë kryetari Latifi. U bë e ditur se ndërtimi i çerdhes në fshatin Krushë e Madhe  kapë shumën prej 294,290.60€, investim ky i komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …