FSK-ja do të organizoj trajnim edhe në territorin e komunës së Malishevës 

Komuna e Malishevës, njofton qytetarët se në pishinën e Banjës së Malishevës, trajnimi do të zhvillohet, më datë 12 dhe 13.12. 2019, nga pjesëtarët  e FSK-së  dhe instruktorët, me varka duke aplikuar teknika ushtarake. Po ashtu, KOMBRSH, njofton se organizon  dhe realizon trajnimin “Simboli i Ujkut”, nga data 16 dhe 17.12. 2019, në territorin e komunave, të  Gjakovës, Deçanit, Rahovecit, Malishevës, Skenderajt, Klinës dhe  Istogut. Gjatë këtij trajnimi, lëvizjet do të bëhen ditën dhe natën 24 orë dhe do të ketë të shtëna me armë (municion shkollorë), andaj , njoftojmë banorët e zonave që të jenë në dijeni se të shtënat vijnë nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së  Kosovës dhe nuk përbënë rrezik për ta, pasi janë marrë të gjitha parametrat e sigurisë për realizimin e këtij trajnimi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …