Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes u mbajt ceremonia e betimit të 251 ushtarët të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës

FSK-ja hap konkurs për pranimin e 612 ushtarëve të rinj aktiv dhe 388 të tjerëve rezervë

Ministria e Mbrojtjes ka hapur konkurs për pranimin e 612 ushtarëve aktiv dhe 388 të tjerëve rezervë. Konkursi do të jetë i hapur nga data 15 dhjetor e deri më 15 janar  të vitit 2023. Po ashtu janë bërë të ditura edhe kriteret për aplikim, të cilat janë:

Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës,

Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;

Të ketë të përfunduar shkollën e mesme,

Të ketë aftësi të nevojshme shëndetësore dhe fizike për vendin e shërbimit;

Të mos jenë të dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë;

Të kenë figurë të pastër dhe të mos kenë probleme dëbimi nga shtetet tjera;

Të jetë i moshës 18 – 25 vjeçare në datën e aplikimit;

Të ketë gjatësi trupore jo më pak se 165 cm për meshkuj dhe 160 cm për femra.

Të mos kenë tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri te gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun; (Kandidatët të cilët bartin tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri të gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun, në rast përzgjedhje janë të obliguar të bëjnë heqjen e tyre paraprakisht në afatin kohor; deri në fillimin e shkollimit për kadet, në të kundërtën do të diskualifikohen.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …