FSK përfaqësohet me 45 ushtarakë në stërvitjen e madhe ushtarake në Kroaci

Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë pjesë në një stërvitje të madhe ndërkombëtare të zhvilluar në Kroaci, ku krahas forcave kroate kanë marrë pjesë edhe ushtarë nga vendet aleate dhe partnere të NATO-s. Kosova u përfaqësua me një kontingjent prej 45 ushtarakësh, të organizuar në një tog këmbësorie dhe elemente mbështetëse logjistike. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili mori pjesë në aktivitet me ftesë të autoriteteve kroate, tha se pjesëtarët e FSK-së dëshmuan nivel të lartë profesionalizmi, disipline dhe gatishmërie operative. Sipas tij, pjesëmarrja në stërvitje të tilla ndërkombëtare është dëshmi e avancimit të kapaciteteve të FSK-së dhe e përkushtimit të saj për bashkëpunim me ushtritë e vendeve aleate.

Kontrolloni gjithashtu

Jeton Zulfaj: Kosova mund të humbasë mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së

Kosova pritet të humbasë mbi 40 milionë euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian …