FSK pranon një donacion me materiale mbrojtëse anti-Covid, nga Ministria e Brendshme e gjermane

FSK pranon një donacion me materiale mbrojtëse anti-Covid, nga Ministria e Brendshme e gjermane

Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar donacion me materiale mbrojtëse anti-Covid, nga Ministria e Brendshme e Gjermanisë. Lajmi është bërë i ditur nga FSK përmes një postimi në rrjetin social. “Në kuadër të bashkëpunimit në mes Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë sot është pranuar një donacion me materiale mbrojtëse Anti “Covid 19”. Shefi i Shtabit të FSK-së, Gjeneral brigade Jeton Dreshaj dhe Drejtori i Qendrës Mjekësore të FSK-së, Dr. Shkelzen Syla falënderuan Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), Gjeneral Brigade Jorg Rüter për mbështetjen e vazhdueshme që Republika Federale e Gjermanisë i ka dhënë Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ministria e Mbrojtjes e Republikës Federale të Gjermanisë në vazhdimësi që nga fillimi i pandemisë “Covid 19”ka ndihmuar Forcën e Sigurisë së Kosovës me pajisje mbrojtëse dhe medikamente të nevojshme për të lehtësuar përballimin me pandeminë”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Prej nga po ushtrohen presionet mbi hetuesit e korrupsionit në Policinë e Kosovës

Largimi i Shemsi Hazirit, drejtuesit të Njësisë së Veçantë Hetimore brenda Policisë së Kosovës, ka …