FSK

FSK: Sulmet mbi pjesëtarët e FSK-së të komunitetit serb. në Veri, janë akte kriminale

Në pjesën veriore të Kosovës ka pasur sulme me koktej mollotov në  pasuri (djegie e makinave) të familjeve të pjesëtarëve të komunitetit serb që janë pjesëtarë të FSK-së. Këto akte kriminale bëhen me qellim që të frikësojnë pjesëtarët e FSK-së, nga qarqet kriminale dhe nacionaliste serbe  në pjesën veriore, të cilat shprehin urrejtje dhe pa pajtueshmëri me integrimet, zhvillimin e demokracisë dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës. Ministria e FSK-së dhe FSK qëndrojnë fuqishëm në  mbështetje të pjesëtarëve të saj, të cilët përkundër  kërcënimeve dhe dëmtimeve reale  të pasurisë së tyre, vazhdojnë të jenë pjesë e FSK-së dhe të shërbejnë me dinjitet në kryerjen e obligimeve të tyre si pjesëtarë  të FSK-së.

Prandaj MFSK kërkon nga institucionet shtetërore të Kosovës, Policia e Kosovës dhe KFOR-i, që të angazhohen seriozisht, me tërë fuqinë e ligjit, që të dalin në mbrojtje të jetës dhe pasurisë së pjesëtarëve të FSK-së, që të lihen të lirë  të realizojnë të drejtat e tyre si qytetarë dhe si njerëz të lirë  në përzgjedhjen e perspektivës së tyre jetësore. Kosova dhe organet e saj vendore dhe ndërkombëtare, duhet të garantojnë liri dhe siguri të plotë për të gjithë qytetarët, pavarësisht se në cilën pjesë të Kosovës jetojnë, që të realizojnë të drejtat e tyre qytetare, të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara me Kushtetutë dhe ligjet në fuqi.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 34.735 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori 2023, në Rripin e Gazës

Ka rritur në 34 mijë e 735 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që …