AKS

Ftesa amerikane për diskutim lidhur me asociacionin u konfirmua nga disa parti politike, por nuk do të marrin pjesë të gjitha

Ambasada  amerikane në Prishtinë më 31 janar organizon diskutim për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ftesa është konfirmuar nga disa parti politike, por jo të gjitha kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Edhe nga Qeveria nuk kanë treguar nëse kryeministri Kurti do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për diskutim. Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari,  ka konfirmuar shkurt se e kanë pranuar një ftesë të tillë, por nuk ka treguar nëse dikush nga kjo parti do të marrë pjesë në takim. Pjesëmarrja në takim është konfirmuar nga PDK-ja, kryetari i së cilës Memli Krasniqi ka thënë se asnjëherë nuk i kanë refuzuar takimet me amerikanët. Edhe LDK-ja e ka konfirmuar se ka marrë ftesë për këtë takim. Zëdhënësja e kësaj partie, Sibel Halimi, ka thënë  se për pjesëmarrjen në takim do të flasin më vonë. Ndërsa, AAK, ende  nuk ka kthyer ndonjë përgjigje. Nga Qeveria nuk janë përgjigjur nëse kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në takim. Ndërsa, zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi, ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 31 janarit.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Policisë së Kosovës thërret Kuvend zgjedhor pas më shumë se një viti, pas shkarkimit të Imer Zeqirit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vendosur të mbajë Kuvend zgjedhor për të zgjedhur kryetarin …