Gjykata

Gjykata e Apelit vërteton vendimin e Gjykatës Themelore për pezullim të vendimit të Qeverisë për uljen e pagave gjyqtarëve e prokurorëve

Gjykata e Apelit të Kosovës ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë –Departamenti për Çështje Administrative për pezullimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave për gjyqtarë dhe prokurorë. Sipas vendimit Gjykata e Apelit më 20 janar të këtij viti ka vendosur që ankesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës të refuzohet si e pabazuar. Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative me 2 dhjetor 2022 kishte vendosur për pezullimin e vendimit të Qeverisë për uljen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kundër këtij vendimi në afatin ligjor ka ushtruar ankesë Qeveria e Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Avokatura Shtetërore, për shkak të aplikimit të gabuar apo jo të drejtë të dispozitave ligjore, konstatimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe zbatimit të gabuar të drejtës materiale.

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …