Ftesë publike për organizatat e shoqërisë civile dhe qytetare rahovecas

Në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar mes Komunës së Rahovecit dhe të Projektit të ReLOaD2 (Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor2), që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), shpallim këtë:

FTESË PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE DHE QYTETARE

Në kuadër të Thirrjes së Parë Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të) për Dorëzimin e Projekt Propozimeve në Programin ReLOaD2 që do të shpallet së shpejti, ftohen të gjitha OShC-të e interesuara dhe qytetarët të marrin pjesë në Diskutimin Publik mbi prioritetet e propozuara nga ana e komunës, të cilat korrespondojnë me planet zhvillimore të komunës dhe synojnë të jenë në përputhshmëri me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve. Të gjitha OShC-të dhe qytetarët e interesuar do të kenë mundësi të diskutojnë dhe shprehin mendimet e tyre mbi këto prioritete të propozuara, në kuadër të cilave do të hartohen kriteret dhe aplikacioni për thirrjen e parë publike në kuadër të Programit ReLOaD2. Diskutimi Publik do të mbahet më: 14 Prill 2022 në Sallën e Kuvendit Komunal, me fillim në ora 10:30.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …