Kryetari Haliti vendosi kurora lulesh në njëvjetorin e vdekjes së Avni Sokolit

Kryetari Haliti vendosi kurora lulesh në njëvjetorin e vdekjes së Avni Sokolit.

Me këtë rast kryetari Haliti tha se janë mbushur një vjet nga kalimi në amshim i kolegut dhe shumë të respektuarit tonë, ish drejtorit shumë vjeçar të shkollës fillore “Mirali Sejdiu”në Goshicë, Avni Sokoli.

“Avniun do ta mbajmë mend si një njeri i afërt dhe që ka kontribuar shumë për arsimin vitias.

Sinqeriteti dhe virtytet e tij të larta njerëzore  por edhe aftësitë profesionale na bëjnë të përkujtojmë atë në çdo çast e në veçanti në një vjetorin e kalimit të tij në amshim. Sot në këtë përvjetor dua të ju shprehi ngushëllimet e mija më të sinqerta familjes Sokoli, miqve e farefisit. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, u shpreh kryetari Haliti.

Gjithashtu kryetari Haliti vendosi kurora lulesh pranë varrit të ish punëtorit shumëvjeçar të komunës së Vitisë, Mustafë Emini.

Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz në këmbë, pemë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …