Fungo: ROSU-së nuk i duhet leja e KFOR-it për të lëvizur në veri

Fungo: ROSU-së nuk i duhet leja e KFOR-it për të lëvizur në veri

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjenerali Giovanni Fungo, ka thënë se situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar dukshëm. Duke pasur parasysh së në vitin 1999 kur në Kosovë ishin 55 mijë ushtarë paqeruajtës, tani ata janë reduktuar në rreth 4 mijë kjo tregon së: “situata e sigurisë është përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme” ka thënë ai për gazetën  beogradase “Politika”. I pyetur, a munden forcat speciale të Policisë së Kosovës që ndryshe njihen si ROSU të veprojnë në pjesën veriore pa lejen e KFOR-it, gjeneral Fungo, ka theksuar “Në bazë të marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 në mes Beogradit dhe Prishtinës, institucionet e Kosovës nuk janë të detyruara që të kërkojnë miratimin e KFOR-it për të për të lëvizur forcat e tyre policore në tërë territorin e Kosovës”. Ndërsa për FSK-në ai tha së mandati dhe misioni i kësaj force përcaktohet nga vetë ligjet dhe institucionet e Kosovës. “Nëse mandati i FSK-së zhvillohet në mënyrë të tillë siç është propozuar, NATO do të duhet të rishikojë nivelin e vet të angazhimit, sidomos në drejtim të ndërtimit të kapaciteteve”, ka deklaruar Fungo.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …