Thaçi paralajmëron edhe kompromisin e fundit, më të madhin, faljen e veriut të Kosovës, Serbisë

Fushatë mediale e Kompanisë “Koha” kundër kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi

Duke mbajtur kujdestari  ditën e natën, për të lëvizur çdo fjalë që flitet e shkruhet kundër Kosovës e veçmas kundër kryetarit Hashim Thaçi, kundër të gjithë krerëve politikë e qeveritarë me prejardhje nga lufta e UÇK-së, Kompania Koha e “surrojve”  ka zbuluar se kryetari Hashim Thaçi, paska shkelur rendin kushtetues, vetë Kushtetutën e Kosovës, për shkak se ka deklaruar se nëse BE-ja nuk na pranon, na refuzon edhe më tej sikur na ka refuzuar, nuk na mbetet tjetër veçse të bashkojmë hapësirën shqiptare. Kësaj kompanie të bijve e bijave të  ambasadorit të Titos, Rexhail Surroj u ka penguar së tepërmi edhe deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka folur  për mundësinë e bashkimit të shqiptarëve, nëse vazhdon injorimi i BE-së, për t’ i pranuar në radhët e veta. Kjo kompani  iu ka bashkuar fushatës së egër të krerëve të Beogradit, të cilët janë çakërdisur nga deklaratat politike, hipotetike të kryeministrit  të Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas kësaj logjike njëdimensionale të surrojve, pionierë të maksimës “Shoku Tito ne të betohemi se nga rruga jote nuk largohemi” kushtetuta e Kosovës po u shkelka edhe me fjalë, me kumtesa dhe deklarata politike, që i referohen një kohe të ardhme, të pa paracaktuar. Frika e kësaj kompanie nga bashkimi i mundshëm i Kosovës më Shqipërinë, ia kalon frikës së Vuçiqit, Daçiqit, Sheshelit, Gjuriqit, Vulinit dhe krejt sojit të Milosheviqit. (Presidenti Hashim Thaçi ka sfiduar rendin kushtetues të Kosovës me deklaratën për bashkimin e shqiptarëve të rajonit. Kushtetuta ia ndalon Kosovës bashkimin me ndonjë shtet tjetër, shkruan sot Koha Ditore, 22. 4. 2017)

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …