leoni

Ministri Hoti dhe zyrtarët e Bankës Botërore flasin për strategjinë e re të BB-së për Kosovë

Ministri Hoti dhe zyrtarët e Bankës Botërore flasin për strategjinë e re të BB-së për Kosovë

Ministri i Financave Avdullah Hoti së bashku me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza dhe ekipin përcjellës në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, u takua me zëvendëspresidentin e Bankës Botërore Cyril Muller, drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore Franciscus Godts, dhe drejtoreshën për Ballkan Perëndimor Ellen Goldstein. Sipas një komunikate të MF-së, përfaqësuesit e Bankës Botërore falënderuan ministrin Avdullah Hoti për bashkëpunimin dhe u zotuan për mbështetje të mëtutjeshme të projekteve me interes publik në Kosovë, të cilat projekte tani më janë aprovuar nga Qeveria e Kosovës, si pjesë e listës së projekteve për financim përmes Klauzolës për Investime. “Në këto takime u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë, duke përfshirë edhe zhvillimet për projektin “Kosova e Re”, për çka Banka Botërore ri-konfirmoi zotimin e tyre për përkrahjen e këtij projekti me rëndësi. Po ashtu, u diskutua edhe për strategjinë e re të Bankës Botërore për Kosovë, në të cilën strategji reflektohen prioroitetet e Qeverisë së Kosovës. Me këtë rast, u bë e ditur se Ministria e Financave ka dërguar komentet në draftin e këtij dokumenti tek Banka Botërore, dhe pritet që këto komente të integrohen në draftin final. Delegacioni i Republikës së Kosovës po ashtu morri pjesë edhe në takimet e Konstituencave, anëtare e të cilave është edhe Kosova,  ku u diskutuan raportet e ndryshme zhvillimore në Fondin Ndërkombëtar Monetar dhe në Bankën Botërore”, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e PDK-së Ariana Musliu – Shoshi, reagoi kundër korrupsionit në Qeverinë e Albin Kurtit

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi, ka reaguar me shqetësim pas publikimit të raporteve …