Escobar: Kosova ta heq masën e ndalimit për mallrat serbe është eskalim i panevojshëm

Gabriel Escobar: Vetëvendosje, nganjëherë ka njerëz të cilët nuk i mendojnë pasojat e disa veprimeve deri në fund

Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar,  ka folur për marrëdhëniet jo të mira   me Qeverinë e Kosovës. Ai beson që vendimi për ndalimin e dinarit nuk është bërë për t’i ndëshkuar serbët. Këtë vendim, Escobari e ka ndërlidhur me mungesën e historisë së gjatë të qeverisjes nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila, sias tij, nganjëherë ka njerëz që nuk i mendojnë pasojat deri në fund. Dhe, unë mendoj që kjo është pse unë e karakterizova këtë në Bruksel si paksa jokompetencë, sepse kur flasim për pasojat e padëshirueshme, të gjithë e kuptuan se ka pasoja të padëshirueshme. Por, këto mund të ishin parashikuar dhe do të ishin parashikuar nëse nuk do të ishte marrë veprim i tillë  i pakoordinuar”, ka thënë Escobari për Radion- Evropa e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Gazeta zvicerane "Neue Zurcher Zeitung": Paqja në Ballkanin Perëndimor po rrezikohet nga ambiciet e Serbisë së Madhe

Aleksader Vuçiq, gjatë takimit me Milorad Dodikun, ka biseduar edhe rreth rezolutës për Srebrenicën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me kryetarin e Republikës Sëerbe, Milorad Dodik, ka …