Ganimete Musliu: PDK-ja nuk i ikën përgjegjësisë, Ligji për Dhomat e Specializuara nuk pret

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se PDK-ja po vazhdon angazhimin institucional për çështjet që, sipas saj, lidhen me interesin e Kosovës. Para mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, Musliu tha se partia e saj nuk i është shmangur asnjëherë përgjegjësisë shtetërore dhe institucionale. “Partia Demokratike e Kosovës asnjëherë nuk i ka ikur përgjegjësisë shtetërore e institucionale, nuk i ikën sot”, deklaroi Musliu. Ajo nuk bëri të ditura çështjet që pritet të trajtohen në mbledhjen e Kryesisë, duke thënë se për to do të flasë pas përfundimit të takimit. “Jemi duke u munduar të bëjmë më të mirën për Kosovën, në rrethanat në të cilat jemi”, u shpreh ajo. Duke iu referuar Ligjit për Dhomat e Specializuara, Musliu theksoi se çështja nuk mund të mbetet në pritje. “Ligji për Dhomat e Specializuara nuk pret”, tha deputetja e PDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Deliu-Kodra: PDK i ka në dispozicion 22 votat për Presidentin nëse votohet Ligji për Specialen

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që …